
Pulmologu Gazmend Zhuri alarmon për ndotësit e mjedisit në Kosovë – Episodi i parë i Podcastit “Fol Gjelbër”
Episodi i parë i podcastit “Fol Gjelbër” ka trajtuar temën e ndryshimeve klimatike dhe ndotjes së ajrit, me fokus të veçantë në situatën gjatë sezonit të dimrit dhe ndikimin e saj në shëndetin e qytetarëve.
I ftuar në këtë episod ishte pulmologu Gazmend Zhuri, i cili ka analizuar gjendjen aktuale dhe faktorët kryesorë që e shkaktojnë ndotjen.
Diskutimi ka përfshirë çështje si përdorimi i materialeve ndotëse për ngrohje, transporti urban me karburante fosile dhe mungesa e alternativave të qëndrueshme për energji.
Aty u theksua se kryeqyteti paraqet nivelet më të larta të ndotjes për shkak të përqendrimit të automjeteve dhe përdorimit të burimeve të vjetra të ngrohjes, përfshirë thëngjillin.
Në podcast është vënë në dukje se ndotja e ajrit prek të gjitha grupmoshat, por më të rrezikuarit janë fëmijët e vegjël, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.
Podcasti i plotë në Radio Dukagjini: https://www.youtube.com/watch?v=xNwEkja00CM