
Letargji e ndërprerë: Si ndikon Ngrohja Globale tek arinjtë në Kosovë
Në episodin e pestë të podcastit të fushatës “Mendo Gjelbër. Vepro Gjelbër”, diskutimi u fokusua te ndikimi i ngrohjes globale dhe dimrit të vonshëm mbi jetën e arinjve në Kosovë.
I ftuar në këtë episod ishte Taulant Hoxha nga Pylli i Arinjve, i cili ndau përvojat dhe njohuritë e tij mbi ndryshimet në sjelljen dhe mirëqenien e këtyre kafshëve.
Ai ka potencuar se vitet e fundit janë vërejtur ndryshime të dukshme në ciklin natyror të arinjve, veçanërisht për shkak të dimrave të vonshëm dhe temperaturave më të larta se zakonisht.
Një tjetër temë e rëndësishme që u trajtua ishte problemi i mbeturinave dhe ndikimi i tyre në mjedis.
Hoxha e cilësoi këtë si një nga sfidat më serioze dhe theksoi rëndësinë e menaxhimit të mbeturinave në mënyrë të qëndrueshme.
Ky episod thekson rëndësinë e ndërgjegjësimit mbi ndikimin e klimës tek kafshët dhe nxit publikun të mendojë dhe të veprojë për një ambient më të qëndrueshëm.