Fushata 17 javore që i shndërroi rrjetet sociale në një kënd gjelbër

Përgjatë 17 javëve fushata “Mendo Gjelbër. Vepro Gjelbër” bëri audiencën pjesë të një udhëtimi të qëndrueshëm në rrjetet sociale, duke kombinuar informacion, inspirim dhe thirrje për veprim. 

Gjatë këtyre javëve, programi i përjavshëm i fushatës u realizua në mënyrë të qëndrueshme ku çdo të hënë, u publikuan video nga Green Corner, e që folës të ndryshëm ndanë njohuri dhe këshilla praktike për mjedisin dhe jetesën e qëndrueshme. 

Çdo të mërkurë, u ndanë Reels nga podcasti “Fol Gjelbër” duke theksuar temat kryesore të diskutimeve dhe duke ofruar informacione të shkurtra, por të dobishme për audiencën. 

Si dhe çdo të premte, u postuan materiale në rrjetet sociale, duke përfshirë imazhe, fakte mjedisore dhe thirrje për veprim, për të mbajtur audiencën të angazhuar gjatë gjithë javës. 

Gjatë këtij programi, fushata arriti të ofronte një kombinim të larmishëm përmbajtjeje, duke përdorur video, podcast, dhe postime, për të mbajtur publikun të informuar për veprime konkrete për mjedisin. 

Me këtë program fushata u shndërrua në një shembull të shkëlqyer të komunikimit të qëndrueshëm në rrjetet sociale.

Scroll to Top