Episodi i tretë i Podcastit “Fol Gjelbër”: Dyqanet e dorës së dytë, ndikim pozitiv nëmjedis dhe shoqëri

Në episodin e tretë të Podcastit “Fol Gjelbër”, e ftuar ishte Hadise Kadiri, menaxhere e dyqaneve TeshaVesha, e cila foli për ndikimin e rrobave të përdorura në mjedis dhe shoqëri.

Ajo theksoi se kjo iniciativë synon të ndërgjegjësojë qytetarët për rëndësinë e ripërdorimit të tekstilit dhe zvogëlimit të mbetjeve.

Sipas saj, aktualisht në Prishtinë funksionojnë dy qendra ku qytetarët dhe bizneset mund të dhurojnë rroba si donacion e ku më pas shiten me çmime simbolike në dyqanet e dorës së dytë, duke u ofruar mundësi blerjeje më të përballueshme për komunitetin.

Kadiri nënvizoi se megjithëse ekziston ende tabu për blerjen e rrobave të përdorura, është e rëndësishme të ndryshohet ky mentalitet.

Në këtë episod u diskutua edhe ndikimi i modës së shpejtë në shoqëri, ndërsa Kadiri bëri thirrje që rrobat e papërdorura të dhurohen në dyqanet TeshaVesha, duke u dhënë atyre një jetë të dytë dhe duke reduktuar ndotjen nga tekstili.

Podcastin e plotë mund ta ndiqni në: https://www.youtube.com/watch?v=mSCcTvnYugs

Scroll to Top