Episodi i dytë i Podcastit “Fol Gjelbër”: Kreativiteti që kthen plastikën në art –Iniciativa e DyvoLab

Episodi i dytë i Podcast-it “Fol Gjelbër” solli në vëmendje një iniciativë unike për mjedisin. 

E ftuara Niki Murseli, bashkëthemeluese e DyvoLab, ndau historinë e projektit Dyvo Lab që kthen mbeturinat plastike në produkte kreative dhe funksionale. 

Në këtë episodë Murseli ka treguar se ideja lindi nga shqetësimi për sasinë e madhe të mbeturinave plastike, sidomos në hapësirat e gjelbra dhe parqet e mbrojtura, ku shpesh ato shndërrohen në deponi ilegale. 

Projekti nisi në vitin 2016, duke u përballur me sfida të mëdha, si mungesa e vetëdijes së qytetarëve dhe vështirësitë për grumbullimin e materialit. 

Megjithatë, përmes përkushtimit, iniciativa u zhvillua duke funksionuar mbi tre shtylla kryesore: prodhim, zhvillim dhe hulumtim të produkteve të reja të mundshme. 

Në këtë episod u theksua rëndësia e reduktimit dhe riciklimit të mbetjeve plastike, si dhe roli i komunitetit në mbrojtjen e mjedisit. 

Ndiqeni Podcastin e plotë në: https://www.youtube.com/watch?v=Ne7BZou9tYw

Scroll to Top