Edicioni i Shtatë i Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë (KSDW2024), shumë aktivitete dhe rekomandime për një të ardhme më të gjelbër

Me temën kryesore “Veprimi për Klimën”, Kosova ka shënuar edicionin e shtatë të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm, duke mbledhur në Prishtinë e Prizren përfaqësues nga vendi, rajoni dhe Evropa për diskutime, panele dhe aktivitete që promovojnë një të ardhme të gjelbër.

Që në hapje, Ministrja Gjermane e Shtetit për Klimën, Anna Luhrmann, dhe Kryeministri i
Kosovës, Albin Kurti, theksuan rëndësinë e bashkëpunimit Kosovë–Gjermani në tranzicionin klimatik dhe energjetik.

Luhrmann rikujtoi nënshkrimin e partneritetit klimatik në Berlin, si një hap kyç drejt një Evrope të pastër e të qëndrueshme.

Gjatë pesë ditëve të aktivitetit u zhvilluan tetë panele mbi tranzicionin energjetik, ndikimin e ndryshimeve klimatike dhe planet e Kosovës për klimën.

Krahas diskutimeve, pjesëmarrësit patën mundësi të vizitojnë Këndin e Gjelbër dhe ekspozitën “Energjia në Tranzicion – Fuqizimi i të Nesërmes”, si dhe të marrin pjesë në
garën “Vepro Gjelbër” për foton më të mirë me temë mjedisore.

Java e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë ka përmbyllur edicionin e saj në Prizren në
hapësirën e Parkut të Inovacionit dhe Teknologjisë, me ndarjen e çmimeve për raportimin
më të mirë të gjelbër në media.

Scroll to Top