Doruntina Baliu fiton çmimin e parë për raportimin mbi ndryshimet klimatike në Kosovë

Gazetarja Doruntina Baliu është shpallur fituese e Çmimit të Parë për Raportimin mbi Ndryshimet Klimatike dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm në Kosovë.

Çmimi u nda nga fushata “Mendo Gjelbër, Vepro Gjelbër” në bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK) gjatë Ceremonisë Vjetore të Çmimeve të AGK-së.

Kjo ishte hera e parë që një çmim i tillë u nda në këtë ceremoni, duke sjellë në fokus rëndësinë e gazetarisë mjedisore në vend. Reportazhi fitues i Baliut, i realizuar për Radio Evropa e Lirë, trajton krizën e menaxhimit të mbeturinave në Kosovë dhe në Ballkan.

Aty paraqiten situata konkrete të deponive të mbingarkuara, deponive ilegale dhe ndotjes së përhapur, si dhe intervista me banorë dhe ekspertë mbi ndikimet e tyre në shëndetin publik dhe mjedis.

Materiali nënvizon mungesën e infrastrukturës adekuate për trajtimin e mbetjeve dhe nevojën për politika më efektive për menaxhimin e tyre.

Scroll to Top