Episodi i fundit i Podcastit “Fol Gjelbër” - Si ndikon digjitalizimi i parkingjeve në reduktimin e ndotjes në Prishtinë?

Episodi i fundit i podcastit “Fol Gjelbër” në Radio Dukagjini trajtoi ndikimin e mjeteve të transportit dhe infrastrukturës urbane në reduktimin e ndotjes në Prishtinë, duke vënë theksin te digjitalizimi i parkingjeve dhe përdorimi i biçikletave.

I ftuar në këtë episod ishte Sokol Havolli, ish-drejtor i ndërmarrjes publike “Prishtina Parking”, i cili prezantoi projektin për vendosjen e 2000 sensorëve tokësorë në parkingjet e qytet që ka për synim të lehtësoj trafikun dhe të reduktohet ndotja e ajrit.

Havolli foli gjithashtu për iniciativën “Prishtina Bikes”, që promovon përdorimin e biçikletave si alternativë të qëndrueshme ndaj makinave.

Ky episod përmbylli serinë “Fol Gjelbër”, e cila solli diskutime me ekspertë mbi mbrojtjen e natyrës, menaxhimin e mbeturinave, transportin e qëndrueshëm dhe politikat mjedisore në Kosovë.

Ndiqeni Podcastin e plotë në: https://www.youtube.com/watch?v=AZflaqp4DE0

Scroll to Top